Monedha euro ka forcuar pozitat e saj ne tregun valutor krahasuar me Lekun. Siç vihet re në kursin zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, këtë të enjte 1 Euro këmbehet me 109.8 Lekë duke fituar +1.45 pikë më shumë në 24 orët e fundit.
Megjithatë nëse i referohemi të dhënave të Bankës Qendrore, krahasuar me 2 javët e fundit, euro është forcuar me rreth 7 pikë më shumë një rritje shumë e madhe duke kaluar çdo parashikim.
Nga ana tjetër trend rritës kanë patur edhe monedhat e tjera si Dollari Amerikan që po rikuperohet ndjeshëm në tregun valutor duke u këmbyer me 100.54 Lekë nga 96.67 Lekë që këmbehej një javë më parë sipas Kursit Zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Gjithashtu gjithnjë e në rritje kanë ardhur edhe Poundi britanik dhe Franga zvicerane.
Rritja e kërkesës së bizneseve për valutë të huaj, gjithashtu afrimi i përfundimit të sezonit turistik, por dhe ndërhyrjet e Bankës Shqipërisë në treg me blerjen e mbi 180 milion Eurove janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në forcimin e monedhave të huaja.