Gjatë spektaklit të fundit, një moment tejet emocionues ndodhi kur Gjesti pati mundësinë të takonte babain dhe nënën e tij.
Ky takim u shoqërua me emocione të forta dhe lot gëzimi si për Gjestin, ashtu edhe për të pranishmit dhe shikuesit.
Një nga momentet më prekëse ishte kur Gjesti iu drejtua babait të tij me fjalët: “Edhe pse kurrë nuk ta kam thënë më parë, unë krejt për ju i kam bërë”.
“Edhe kur kam dalë nga shtëpia, e kam bërë për ju, që ju të jeni mirë.” Kjo deklaratë u prit me lot dhe emocione nga të pranishmit, duke reflektuar ndjenjat e forta që ai ka për familjen e tij.
Një moment akoma më prekës ndodhi kur babai i tij e siguroi se i kishte falur të gjitha gabimet, duke shfaqur dashuri dhe mbështetje të pakushtëzuar.

Gjesti, i mbushur me emocion, iu hodh në përqafim babait të tij, një skenë që preku zemrat e të gjithë shikuesve.
Befasia e madhe vazhdoi kur Gjesti u takua me nënën e tij. Ai nuk mundi të ndalonte së përqafuari nënën e tij, duke e shtrënguar fort në kraharorin e tij dhe duke i thënë me zë të dridhur: “Veç pak të rri këtu”.

Në fund, babai i Gjesti e inkurajoi me fjalët: “Je duke bërë lojë të mirë, duro edhe pak, vazhdo kështu”.