Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka thënë se ka pasur tentativë të qartë nga pushteti për t’i dhënë kahje të gabuar krizës së energjisë elektrike.
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se protesta e 29 janarit i dërgoi Qeverisë mesazh të qartë se, rritja e propozuar e çmimit të rrymës është e padrejtë dhe e papranueshme.
“Protesta e 29 janarit i dërgoi Qeverisë mesazh të qartë; rritja e propozuar e çmimit të rrymës është e padrejtë dhe e papranueshme. Ajo prek shumicën e qytetarëve dhe i dëmton ata për të mbrojtur KEDS-in. Aleancës në mes të pushtetit dhe kompanisë KEDS i përgjigjemi me aksione, takime, tubime, peticion e protestë”, tha Molliqaj.