Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një rrugëtim i ndërlikuar, veçanërisht nëse synimi kryesor është heqja dorë nga ushqimet e preferuara.
Ky është një gabim i zakonshëm që njerëzit e bëjnë, kështu që ata shpesh përfundojnë duke u ndjerë të demotivuar, para se të fillojnë.
Por, çka nëse përqendroheni në ushqimet që mund të shtohen në dietë, në vend të atyre që mendoni se duhet të hiqen?
Për shembull, frutat janë një ushqim i shëndetshëm, i shijshëm, i ëmbël natyral, që mund të ndihmojnë me qëllimet për të humbur peshë, veçanërisht nëse dëshironi ta humbni yndyrën e barkut.
Sipas ekspertëve shëndetësorë, një prej frutave më të mira që mund të hahet për një bark të sheshtë, është molla.
Mollët janë të shëndetshme për shumë arsye të ndryshme, duke përfshirë aftësinë e tyre për të ndihmuar në uljen e kolesterinës, menaxhimin e presionit të gjakut, përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe parandalimin e formimit të yndyrës në bark, shkruan portali “Eat This, Not That”.
Në veçanti, mollët e përmbajnë sasinë më të madhe të fibrave dhe një lloj specifik të fibrave të tretshme të quajtur pektinë. Fibrat e tretshme mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të lipoproteinës me densitet të ulët, duke reduktuar sasinë e kolesterinës që përthithet në qarkullimin e gjakut.
Kjo frutë po ashtu ka pak kalori dhe sheqer, prandaj edhe është e përshtatshme për t’u konsumuar për një bark sa më të sheshtë.
Mollët janë gjithashtu të larta në polifenole, të cilat vijnë me antioksidantë të dobishëm që dihet se ndihmojnë në menaxhimin dhe kontrollin e peshës.