Të martën u bë e ditur se reperi Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana Lirey, i kanë ndarë përfundimisht rrugët me njëri-tjetrin.
Lajmi është konfirmuar nga artisti shqiptar, i cili tha që do të ketë një respekt të madh për ish-partneren, por iu lut që të mos bënte drama e të mos viktimizohej në Instagram.
Postime të tjera lidhur me këtë ka bërë sërish modelja ruse, e cila zbulon arsyen e ndarjes si dhe thotë që përpara se të shkruajnë për ta, të kenë informacione të sakta.
“Të dashura media. Përpara se të shkruani për ndonjë gjë, jeni të sigurt për atë që shkruani 100 për qind. Ndarja jonë ishte vendimi i ynë, ose i imi.
“Mos e luaj viktimën, mos bëj drama”, Don Xhoni reagon ndaj modeles ruse
Për dikë është e rëndësishme jeta familjare, fëmijët dhe shtëpia, për dikë tjetër makinat, karriera dhe femrat. Ne jemi njerëz dhe të gjithë jemi të ndryshëm.
As ai dhe as unë nuk jemi njerëz të këqij. Mos flisni keq as për atë e as për mua. Do të gënjeja nëse do të thosha që jam mirë. Jo, por do të përpiqem. Në fund, çdokush do të jetë i lumtur.
Faleminderit për vëmendje.
“Edhe një herë them se as unë, as ai… nuk jemi të këqij. U ndamë sepse jemi të ndryshëm. Ai është një njeri i mirë, ai është një muzikant i mirë, shok, vëlla, bir…por njerëzit janë të ndryshëm, dhe ne thjesht nuk shkuam mirë”. /Telegrafi/