Modelja nga Shqipëria, Rike Roçi, prej vitesh jeton dhe vepron në Itali, derisa atje vazhdon edhe karrierën prej modeleje.
Duke qenë se Italia është një nga vendet më të prekura nga virusi vdekjeprurës koronavirusi, ajo së fundmi tregon se është izoluar në shtëpinë e saj në Milano.
Madje, e njëjta në një telefonatë në “Procesin Sportiv”, tregon se ndodhet në një provincë të shpallur si zonë e kuqe dhe se çdo hyrje apo dalje kontrollohet nga policia.
“Unë jetoj në një provincë të Milanos, është një zonë e kuqe, jemi në karantinë dhe nuk mund të dalim nga vendi pasi është rrezik i virusit. Mund të dalim vetëm në raste emergjente apo për punë. Çdo provincë është e kontrolluar nga policia, që kontrollojnë hyrjen dhe daljen”.
“Supermarketet janë të hapura deri në 18:00, mund të futem nga dy deri në pesë veta, gjithmonë duke mbajtur distancë mbi një metër. Shkollat janë të mbyllura, teatrot, kinematë. Na kanë thënë që të mos përhapim panik, por thjesht për të evituar përhapjen e virusit pasi spitalet këtu nuk mund të përballojnë shumë të infektuar, sidomos në terapinë intenzive”.
“Kush kanë gjetur vdekjen, ata janë të moshës së tretë. Aktualisht lexoj, kemi Netflix, rrimë me të shtëpisë më shumë. Nuk mund të shikojmë as evenimente sportive, pasi janë të ndaluara deri më 3 prill. Nuk mund të dalim as nga komuna, jashtë ka polici dhe shqiptarë”, ka thënë mes të tjerash Roçi.
Italia raportohet se ka vendosur afro 16 milionë njerëz në karantinë derisa po lufton kundër shpërndarjes së koronavirusit.