Deputetët e Kuvendit nuk i kanë dhënë mbështetje propozimit të partisë në pushtet që të futet në rend dite rekomandimi i Komisionit për Legjislacion për shkarkimin e Agron Bekës nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).
Votimin e këtij mocioni e ka arsyetuar shefja e Grupit Parlamentar të Mimoza Kusari-Lilës.
Kundër këtij mocioni është shprehur edhe Glauk Konjufca, pasi sipas tij është bërë precedent i keq ndryshimi i rendit të ditës me anë të mocioneve dhe se kjo është kundër Rregullores së Kuvendit.
Përkundër që deputetët e opozitës kanë kërkuar që ai të mos votohet fare, Konjufca e ka bërë këtë, por në votim kanë marrë pjesë vetëm 60 deputetë.
Ai tha do të votojë kundër për shkak se kjo është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.
“Edhe mocioni i javës së kaluar edhe ky mocion është në shpërputhje me rregulloren dhe këta po kontestojnë që është urgjencë shkarkimi. Për me i trajtu palët e barabarta unë po e qes në votim, por unë do të votojë kundër, për arsye se mendoj që si kryetar i Kuvendit është kundër Rregullores së Kuvendit”, ka thënë ai. “Për me rujt dinjitetin e Kuvendit unë do të votojë kundër kësaj është gabim”.