Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti, pjesë e së cilës është edhe vet, pas shkarkimit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu.
LDK sot ka filluar konsultimin edhe me partitë e tjera për mbështetjen e këtij mocioni për rrëzimin e Qeverisë.
Lidhjes Demokratike e Kosovës, i ka dhënë mbështetje Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma për Kosovën.
Aktualisht nuk dihet nëse do t’i jep mbështetje edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Kundër këtij mocioni nga LDK-ja janë kryeparlamentarja Vjosa Osmani, dhe deputetët Haxhi Avdyli, Valentina Bunjaku.
Kundër është shprehur edhe ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku.

