Dallimin e testeve të Kosovës për të vërtetuar koronavirusin nga testet e shteteve të tjera, e tregon mjeku kosovar, Halil Krasniqi i cili punon në një klinikë në Gjermani.
Krasniqi ka thënë se efikasiteti i testeve dallon varësisht nga shtetet edhe pse thotë se edhe atje përdoren testet me strisho.
“Efikasiteti i testeve është i ndryshëm fatkqësisht në shtete të ndryshme, në Gjermani por edhe në Kosovë. Problemi qëndron te testet, në një studim përkatës në Berlin, është verifikuar se testet të cilat i marrin të gatshme për ta marrë strisho, nuk po përmendi përqindje por jane pozitive. Është pacienti i infektuar apo jo, testi është pozitiv, kjo pastaj është korigjuar në kohë të shkurtë janë marrë edhe testet tjera janë hapur dhe janë mbyllur pa marrë strishot e personit, por kanë qenë pozitive. Edhe këtu duhet të kemi kujdes, por kryesisht testet qe kanë kaluar ne Evropë janë të sakta” ka thënë doktor Krasniqi në RTK.
Gjithashtu, Krasniqi ka thënë se testet përmes gjakut janë më të sigurta sa i përket testimit për COVID-19.