Mjekja vullnetare që nuk u pranua në punë: Rastin tonë të mos e përdorin partitë politike

Jehona Krasniqi e cila me profesion është mjeke e përgjithshme ka punuar si vullnetare në Klinikën Infektive në kohë të pandemisë.

Ajo bashkë me shtatë vullnetarë të tjerë nuk janë pranuar në punë në konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë.

Mjekja thotë për RTV Dukagjinin nuk do të ndalen së kërkuari të drejtat e tyre deri në instancat më të larta.

Jehona Krasniqit megjithatë nuk i ka pëlqyer reagimi i disa politikanëve. “Ne jemi një grup i vullnetarëve që nuk kemi libreza partiake, kështu që nuk duam të na përdorin politikisht. Pavarësisht se kush do të jetë në pushtet në do të bëjmë punën tonë”, tha ajo.

Mjekja thotë se me këtë konkurs ka edhe pakënaqësi të tjera.

Reagon vullnetarja e Klinikës Infektive për konkursin e Ministrisë së Shëndetësisë, thotë se u përjashtuan nga lista e aplikantëve

Reagon vullnetarja e Klinikës Infektive për konkursin e Ministrisë së Shëndetësisë, thotë se u përjashtuan nga lista e aplikantëve

Jehona Krasniqi thotë se pavarësisht rezultatit të konkursin ajo dhe kolegët e saj do të vazhdojnë punën vullnetare duke mos i lënë në vështirësi pacientët.