Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza e breza me rradhë. Kombinimi i mjaltit të pastër dhe të papërpunuar me lëngun e limonit të freskët është një ilaç popullor që ndihmon në shumë probleme shëndetsore përfshirë edhe ato të tretjes. Shpesh mungesa e aciditetit të stomakut bën që procesi i tretjes të mos funksionojë siç duhet. Lëngjet acide të stomakut janë të rëndësishme për të shpërbërë ushqimin përpara se të arrijë në zorrën e hollë. Gjithashtu infeksionet e stomakut dhe shqetësime të ndryshme të zorrëve pengojnë aftësinë tretëse dhe mund të shkaktojnë fryrje dhe dhimbje barku. Mjalti dhe limoni në këtë rast shfaqin veti nga të cilat përfiton i gjithë trakti tretës, me të cilat ju njohim më poshtë.
Vetitë e lëngut të limonit
Aciditeti tek lëngu i limonit mund të ndihmojë në aftësinë e acidit të stomakut për të tretur kimikisht ushqimin. Ai jo vetëm që siguron më shumë lëndë ushqyese që përthithithen nga zorrët tuaja, por largon edhe simptomat e dispepsisë, fryrjes dhe urthit. Lëngu i limonit gjithashtu shfaq veti antimikrobike dhe është një burim i pasur i vitaminës C, të cilat kombinohen për të reduktuar incidencën e infeksioneve në të gjithë traktin tuaj gastrointestinal.
Vetitë e mjaltit
Mjalti ka gjithashtu veti antimikrobike dhe si i tillë ai përdoret në mënyrë efektive për të lehtësuar disa forma të gastritit. Përveç kësaj, mjalti shfaq veti antioksiduese që mund të kontribuojnë në shëndetin e aparatit tretës duke eliminuar radikalet e lira, duke reduktuar inflamacionin dhe duke larguar toksinat. Mjalti që ka ngjyrë më të errët zakonisht ka më shumë veti antioksiduese sesa varietetet me ngjyrë më të çelët.
Përzierja e mjaltit dhe limonit
Mjalti dhe limoni kanë veti antimikrobike, antioksidante dhe janë burime të mira të lëndëve ushqyese. Një zgjidhje e mirë është përzierja e tyre në ujë pak të ngrohtë por jo të vluar, për të tretur mjaltin përpara se të shtoni lëngun e limonit. Raporti është 1 lugë çaji mjaltë me 2 lugë çaji lëng limoni në një gotë me ujë të ngrohtë./AgroWeb