Kuvendi i Kosovës me 68 vota për ka miratuar rezolutën e propozuar nga AAK-ja, lidhur me pagat në sektorin publik.
Besnik Tahiri i AAK-së, ka thënë që koeficienti duhet të rritet.
“Shfrytëzoj rastin t’i falënderojë të gjithë deputetët, njëkohësisht kërkoj nga Qeveria që t’i respektojë afatet ligjore, duke e sjellë Ligjin e Pagave në Kuvend sa më shpejt për miratim. Si AAK kërkojmë ngritjen e koeficientëve duke kundërshtuar në çdo formë tendencën për zvogëlimin e koeficientëve”, tha Tahiri.
Në seancën e sotme, legjislativi miratoi edhe në lexim të dytë Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, si dhe Projektligjin për tregti me jashtë.
Dritë të gjelbër në parim iu dha edhe Projektligjit për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore dhe projektligjit për regjistrimin e bujqësisë.