Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka votuar në lexim të dytë Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Për kanë votuar 74 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.Kryetari i Komisionit për Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Bekë Berisha, ka thënë se miratimi i këtij ligji do të mundësojë avancimin e bazës ligjore për Policinë Ushtarake.
“Miratimi i këtij projektligji do të mundësojë avancimin e bazës ligjore për Policinë Ushtarake. Me këtë ligj mundësohet formimi i institucionit të Komisionerit Parlamentar të FSK-së”, theksoi Berisha.
Kuvendi në seancën e sotme ka miratuar edhe Projektligjin për Turizmin me 76 vota për.