Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se disa laboratorë kanë marrë licencimin për të kryer teste për SARS-COV 2, përkatësisht për të kryer teste molekulare (RT-PCR) dhe teste serologjike.
Kjo bë pas shqyrtimit të aplikacioneve nga Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore Private i MSh-së.
Deri më tani në Kosovë janë licencuar edhe 118 laboratorë tjerë, derisa vetëm një prej tyre ka kryer teste virologjike.
Gjatë fundjavës në Kosovë ka pasur disa ankesa të qytetarëve, se laboratorin privat “Medical & Laboratory Services”, të licencuar për testime virologjike, kanë paguar deri në 200 euro.