Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është lavdëruar se manuali i Qeverisë po jep efekt sepse qytetarët kanë filluar të kursejnë rrymën.
Rizvanolli ka bërë të ditur se sipas KOSTT-it, kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00.
“Efekti i thirrjeve për kursim e racionalizim të konsumit të energjisë elektrike veç ka filluar të vërehet. Sipas KOSTT, menjëherë të martën kulmi (peak) i konsumit (1.3 GW), që zakonisht ndodh gjatë ditës, është zhvendosur në orën 23:00. Ky trend i kulmit të konsumit në ora 23:00 (gjatë tarifës së ulët) kur tarifa është 57% më e lirë, ka vazhduar edhe të mërkurën dhe të enjten”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.
Manuali i Qeverisë për kursim të rrymës, i publikuar të martën, u bë viral në rrjetet sociale.