Ministrja Hykmete Bajrami infektohet me koronavirus

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, është infektuar me COVID-19.

Ajo, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se për dy javë do të jetë në vetëizolim dhe do të përpiqet që të punojë nga distanca.

“Sot jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për dy javë, do të jem në vetëizolim dhe do të punoj nga distanca për aq sa me lejon gjendja shëndetësore. Shëndet për ju dhe familjet e juaja!”.

Sot gjatë ditës edhe ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka njoftuar se ka rezultuar pozitive në testimin për COVID-19.