Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se nuk dyshojmë në asnjërin nga zyrtarët e arrestuar sot.
Hajdari pas aksionit të Policisë së Kosovës dhe arrestimi i dy zyrtarëve të MINT, në një konferencë për media ka thënë se ministrja ka mirëpritur çdo hetim për rastin e Rezervave Shtetërore.
Ajo tutje ka thënë se pret nga organet e ministrisë që të mos cenojnë sigurinë shtetërore, sepse gjatë hetimeve dokumentet që janë marrë si prova nga policia, janë klasifikuar si sekrete shtetërore, duke shtuar se Policia e Kosovës nuk ka paraqitur certifikatë sigurese.
“Prokuroria Speciale po bën hetim MINT mirëpret çdo hetim për rastin e Rezervës Shtetërore, ani pse është gjithçka në përputhje me ligjin. Si ministre organet hetimore pres të mos cenojnë sigurinë shtetërore, sepse gjatë hetimeve dokumentet që janë marrë si prova nga policia, janë klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa policia s’ka paraqitur certifikatë siguruese MINT i siguron te gjithë qytetaret se rezervat i kemi trajtuar sipas legjislacionit në fuqi, nuk dyshojmë në asnjërin nga zyrtaret tanë të ndaluar për 48 orë. Ka përpjekje të mëdha që të keq informohet publiku, motivet dhe arsyet duhet të hetohet gjithashtu.” – ka thënë ministrja Hajdari.