Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me zëvendësministrin, Blerim Sallahu, takuan zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Ali Gashi, zëvendësuesin e Njësisë së Inteligjencës së SHKK-së, Besar Gashi dhe zyrtarët e kësaj njësie.
Gjatë takimit, u diskutua mbi gjendjen e sigurisë së institucioneve korrektuese, parandalimin e kontrabandës, luftimin e dukurive negative dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
Ministrja Haxhiu, vlerësoi lart punën e NJIK-ut në përgjithësi, veçanërisht atë në parandalimin e kontrabandës dhe dukurive negative në institucione korrektuese, ndërsa kërkoi rritjen e gatishmërisë së kësaj njësie në atë mënyrë që të krijohet rend, qetësi dhe siguri brenda institucioneve korrektuese.
Në fund të takimit, ministrja Haxhiu ofroi mbështetje të plotë, ndërsa kërkoi nga zyrtarët e NJIK-ut që të punohet me nderë dhe profesionalizëm, sepse Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në rritjen e nivelit të sigurisë, luftimin e kontrabandës dhe dukurive negative, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që institucionet korrektuese të cenohen nga dukuritë dhe veprimet të tilla.