Ujkan Bajra, Drita Shoshi dhe Fadil Osmani jjanë tre anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës ” Hasan Prishtina”, që u shkarkuan të mërkurën nga ministrja e arsimit Hykmete Bajrami, me arsyetimin se ata nuk i përmushën detyrat e funskionit që ushtrojnë.
Sipas vendimit të cilin e posedon Klan Kosova , në vend të tre anëtarëve të shkarkuar janë emëruar: Muharrem Bajrami, Fisnik Reqica dhe Mentor Geci.
E Ujkan Bajri që njëherit ka qenë edhe kryesues i KD-së nëpërmjet telefonit i tha Klanit se ministrja Bajrami nuk i ka njoftuar paraprakisht për këtë vendim, derisa tha që ajo nuk i ka ftuar asnjëherë në takim që kur u emërua në këtë post.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe ministrja e Arsimit, Shkences, Teknologjisë dhe Inovacionit Hykmete Bajrami.