Ministrja e Shëndetësisë e Britanisë së Madhe, Nadine Dorries ka rezultuar e infektuar me koronavirus.
Dorries tha në një deklaratë se sapo u informua, mori të gjitha masat e nevojshme dhe është izoluar në shtëpi, raporton BBC.
Në Mbretërinë e Bashkuar, kanë humbur jetën gjashtë persona nga koronavirusi dhe janë infektuar 382 persona.