Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, gjatë seancës së jashtëzakonshme, ka bërë të ditur se Qeveria Hoti nuk ua ka ndalur shtesat prej 30 eurosh pensionistëve.
Ajo tha janë detyruar të hyjnë në borxhe të mëdha për ta menaxhuar situatën me koronavirus.
“Dola këtu për të sqaruar disa gjëra, me të vërtet ka kaluar një kohë të gjatë që rishikimi i buxhetit është duke u proceduar në Kuvend, desha të falënderoj grupet parlamentare që po priten të votojnë rishikimin e buxhetit.
Sa i përket fondit për rimëkëmbje ekonomike, nuk është e vërtetë që qeveria ka larguar masën prej 30 eurosh për pensionistët.
“Kemi një rënie drastike të buxhetit , deri në fund të vitit pritet që të kemi më pak se 230 milionë euro. Jemi të detyruar që të hyjmë në borxhe të mëdha për të menaxhuar koronavirusin në Kosovë. Shuma prej 170 eurosh do të arrin të ekzekutohen edhe masa e me rastin e dekretimit të Ligjit të buxhetit në Gazetën Zyrtare”, tha ajo.