Ministrja Bajrami njofton për pagesat që janë bërë sot, ja cilat kategori kanë përfituar

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se ministria që e udhëheq ka ekzekutuar pagesat për masën 3a për 7241 përfitues, në shumë prej 1,230,970.00 euro.

“Gjithashtu, kemi përfunduar ekzekutimin e pagesës për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%, për 4191 përfitues me shumë totale 1,354,601.81 euro. Në proces të finalizimit është edhe një listë tjetër me gjithsej 454 përfitues (persona juridik – biznese) nga masa 3a me shumë totale 900,235.64 euro”, njofton tutje Bajrami.