Ministria e Shëndetësisë ka informuar qytetarët që vaksinohen ndaj COVID-19 kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën do ta marrin prej dy llojeve të cilat përdoren në Kosovë si Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech.
Nëpërmjet një kumtese për media MSh-ja bën të ditur se qytetarëve me rekomandim të Komitetit të vaksinimit u lejohet kombinini i vaksinave gjatë dy dozave.
“Që kur ka filluar vaksinimi i qytetarëve në masë kundër COVID-19 (qershor 2021), qytetarëve u është lejuar, me rekomandim të Komitetit të vaksinimit edhe kombinimi i vaksinave, që do të thotë se dozën e parë mund ta marrin të vaksinës Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer dhe anasjelltas”.
Tutje në kumtesë thuhet se deklaratat e kujtdo qoftë se në Kosovë nuk lejohet kombinimi i vaksinave janë të pavërteta.