Ministria e Shëndetësisë sot ka publikuar disa këshilla për lëvizje të njerëzve për gjatë situatës me Covid-19.
Këto këshilla përfshijnë lëvizjen e qytetarëve kur përdorin transportin publik, gjithashtu bëhet thirrje që kur është e mundur për qarkullim të shfrytëzohen biçikletat ose ecja.
Sipas fotografisë të publikuar nga MSH në të cilën janë këto këshilla thuhet se “Përderisa qytetet në të gjithë botën po prezantojnë një gamë të gjerë masash për të kufizuar kontaktet fizike për të parandaluar dhe ngadalësuar pandeminë Covid-19 shumë njerëz mund të kenë ende nevojë për të lëvizur nëpër qytet për të arritur në vendet e tyre të punës kur të jetë e mundur, të plotësojnë nevojat bazike të përditshme ose ofrojnë ndihmë për njerëzit në nevojë”.