Ministria e Shendetësisë me masa të reja anti-COVID, për qendrat tregtare, marketet dhe lokalet e gastronomisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se në mbledhjen e radhës së Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19, së bashku me anëtarët, përfaqësuesit nga qeveria dhe ministrat përkatës e kanë analizuar gjendjen aktuale dhe identifikuan sfidat që i presin.

“Sqarova se disa nga masat e ndërmarra nga Qeveria në funksion të menaxhimit dhe mbajtjes nën kontroll të gjendjes së Covid-19 kanë filluar të japin efektet e para. Ne duhet të vazhdojmë duke e shtuar dinamikën, me qëllim që masat në fuqi të mbahen e zbatohen edhe si rezultat numri të prekurve nga infeksioni të bie”, ka shkruar ndër tjerash Zemaj në Facebook.

Ai gjithashtu ka shtuar se kapacitetet spitalore janë shtuar dhe është rritur edhe numri i profesionistëve shëndetësor për të ndihmuar kolegët e tyre, të cilët disa nga ta janë prekur nga infeksioni.

Veç këtyre, ministri ka bërë të ditur se me qëllim të menaxhimit sa më korrekt të situatës, si Ministër, në bashkëpunim edhe me Zyrën e Kryeministrit, ka rekomanduar disa masa për zbatim për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Ndër të tjera masat e vendosura të jenë të krahasueshme me vendet tjera, qendrat tregtare ushqimore dhe jo ushqimore të obligohen qe të kenë një punonjës i cili nuk lejon hyrjen brenda të konsumatorëve pa maska, në qendrat tregtare ushqimore mos të lejohet hyrja e konsumatorëve pa karrocë të blerjes ( sepse ajo vet e krijon distancën mes personave sa janë në market), lokalet e gastronomisë të jenë të obliguara qe një numër të tavolinave t’i kufizojnë për mos lejim për shërbim, etj”, ka shkruar më tej Zemaj.

Njoftimi i plotë:

Në mbledhjen e radhës së Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19, së bashku me anëtarët, përfaqësuesit nga qeveria dhe ministrat përkatës e analizuam gjendjen aktuale dhe identifikuam sfidat që na presin.

Sqarova se disa nga masat e ndërmarra nga Qeveria në funksion të menaxhimit dhe mbajtjes nën kontroll të gjendjes së Covid-19 kanë filluar të japin efektet e para.

Ne duhet të vazhdojmë duke e shtuar dinamikën, me qëllim që masat në fuqi të mbahen e zbatohen edhe si rezultat numri të prekurve nga infeksioni të bie.

Kapacitetet spitalore janë shtuar dhe është rritur edhe numri i profesionistëve shëndetësor për të ndihmuar kolegët e tyre, të cilët disa nga ta janë prekur nga infeksioni.

Ministria e Shëndetësisë është në proces të licencimit të institucioneve private shëndetësore për kryerjen e testeve për Covid-19 dhe prej 57 institucioneve të licencuara deri më tani, shumica prej tyre kanë filluar me testime serologjike, derisa 2 institucione kanë marrë të drejtën edhe për testime molekulare apo PCR siç njihen ndryshe.

Ky proces, do ta ul presionin mbi IKSHPK-në, që kryen testime molekulare çdo ditë.

Ky segment do të fuqizohet edhe më tej me fillimin e testimeve molekulare dhe serologjike edhe në Qendrat rajonale të Shëndetësisë Publike, për çka Ministria është në përfundim të procedurave, derisa në aspektin klinik, me qëllim të lehtësimit të punës, është hartuar e miratuar edhe Udhërrëfyesi klinik për menaxhimin e Covid-19.

Tash kur po hyjmë drejt një faze të re, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor dhe në prag të sezonit vjeshtor kur duhet te jemi gati edhe për gripin sezonal, si një komponentë shtesë që sfidon punën tonë dhe situatën me Covid-19, koordinimi dhe komunikimi brenda institucioneve duhet të jetë në një nivel më të lartë.

Sigurisht, një nga faktet që do të lehtësojë punën tonë të përbashkët dhe në veçanti të mekanizmave monitorues dhe mbikëqyrës është edhe miratimi i Ligjit për parandalimin e Covid-19 në Republikën e Kosovës, me çka rritet fuqia vepruese dhe thjeshtësohen procedurat për mbikëqyrje aktive të situatës dhe ndërmarrje të veprimeve konkrete.

Prandaj, me qëllim të menaxhimit sa më korrekt të situatës, si Ministër, në bashkëpunim edhe me Zyrën e Kryeministrit, rekomandova disa masa për zbatim për parandalimin e përhapjes së Covid.

Ndër të tjera masat e vendosura të jenë të krahasueshme me vendet tjera, qendrat tregtare ushqimore dhe jo ushqimore të obligohen qe të kenë një punonjës i cili nuk lejon hyrjen brenda të konsumatorëve pa maska, në qendrat tregtare ushqimore mos të lejohet hyrja e konsumatorëve pa karrocë të blerjes ( sepse ajo vet e krijon distancën mes personave sa janë në market), lokalet e gastronomisë të jenë të obliguara qe një numër të tavolinave t’i kufizojnë për mos lejim për shërbim, etj.