Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për ushtarë aktivë në FSK

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj, ushtarëve aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Përmes një njoftimi në “Facebook”, nga ministria kanë bërë të ditur se konkursi do të jetë i hapur nga data 10 deri më 21 gusht.

Ndërkaq dokumentet duhet të dorëzohen personelit në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës shpall, konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 10 deri më 21 gusht 2020.

Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.

Për informata plotësuese; www.mod.rks-gov.net; në nr.tel: 038-603-199 ose 038-603-355.

BËHU REKRUT I FSK-së!

BËHU USHTAR I REPUBLIKËS SË KOSOVËS!