Ministria e Infrastrukturës njofton se nga të dhënat e siguruara nga terreni për mirëmbajtje verore dhe dimërore, thotë se gjendja e rrugëve në gjithë vendin është e mirë.
Sipas MI-së, në rajonin e Gjilanit ka pasur lagështira në rrugë, mirëpo është hedhur kripë sipas nevojës.
Ndërsa në regjionin e Prizrenit, kryesisht rrugët ishin mirë, intervenime me kripë kishte në drejtimin Prizren – Caralevë , gjithashtu edhe në Prizreni 2 është intervenuar në shpërndarjen e kripës në rrugët Prizren – Prevallë , Zhur – Dragash – Restelicë, Dragash – Brod.
Në autostradën A7, segmenti Morinë – Gjurgjicë, kishte intervenime me kripë në drejtimin Suharekë – Morinë dhe drejtimin Suharekë – Gjurgjicë.
Në orët e hershme të mëngjesit dhe në mbrëmje ka pasur temperatura mjaft të ulëta dhe si rrjedhojë bëhet shpërndarja e kripës në të gjitha rrugët e regjionit Peja 1. Të gjitha rrugët janë kalueshme.
Autoudha R6 Hani i Elezit, si dhe auto-udha A6 Konjuh – Doganaj, si dhe regjioni i Ferizajt janë krejtësisht e lira për qarkullim.
Është intervenuar në shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët: Prizren – Prevallë , Zhur – Dragash – Restelicë.
Në aksin rrugor N9 Pejë – Kuqishtë – Bogë, në kilometrin e 18 kishte një rrëshqitje masive të dheut mbrëmë diku rreth orës 20:00, ekipet tona kanë punuar vazhdimisht me makineri eskavator dhe lugë ngarkuese dhe diku rreth orës 23:00 është bërë hapja e rrugës, gjatë ditës së sotme vazhdohet me largimin e masës së dheut nga rruga. Duhet cekur se nga kilometri i 20-të, e tutje ka reshje të mëdha të borës. Vazhdimisht bëhet largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës. Po ashtu në rrugët tjera të regjionit Peja 1 ka reshje të borës e përzier me shi.
Në rrugët e Gjakovës, Gjilanit dhe në autoudhën Doganaj – Hani i Elezit, ska pasur asnjë intervenim, rrugët janë krejtësisht e lira për qarkullim.