Ministria e Ekonomisë propozon që çmimi i rrymës të mos rritet për konsum deri në 800 kWh

Ministria e Ekonomisë (ME), ka shqyrtuar tarifat e energjisë për 2025 dhe ka propozuar që rritja e tarifave të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh, në komentet dhe sugjerimet drejtuar ZRrE-së.

Përmes një komunikate, Ministria e Ekonomisë njofton se ka shqyrtuar raportet e Zyres së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) lidhur me tarifat e energjisë elektrike dhe ka paraqitur komentet dhe sugjerimet e saj për reduktimin e nivelit të rritjes së tarifave.

Ministria thekson se është e drejtë që rritja të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh dhe të shtohet numri i grupeve të konsumit për konsumin mbi 800 kWh. Po ashtu, në raport thuhet se janë ndërmarrë hapa të shumtë për të kufizuar ndikimin në tarifat e konsumatorëve, duke përfshirë faktin që çmimi i energjisë elektrike nga KEK-u nuk është rritur këtë vit, dhe sasia e importit ka pësuar një ulje mesatare prej 3.3% në tre vitet e fundit.

Ministria e Ekonomisë po ashtu thekson se përkundër stabilizimit të kërkesës dhe konsumi i amvisërive, sfidat e sistemit elektroenergjetik mbeten të pranishme. Çmimi i importit të energjisë është rritur ndjeshëm, dhe investimet në rehabilitimin e termocentralit “Kosova B” janë të domosdoshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm.

Në këtë drejtim, Ministria ka njoftuar se janë realizuar investime të rëndësishme në efiçiencën e energjisë me mbështetje të Bashkimit Evropian, dhe në vitet e ardhshme do të rriten investimet në kapacitete gjeneruese, energjinë e rinovueshme dhe modernizimin e infrastrukturës energjetike.

Komunikata e plotë:

Më 14 mars 2025, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), rregullator i pavarur i sektorit, ka publikuar raportet konsultative lidhur me shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike për vitin 2025. Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë analizuar raportet dhe trendet në sektor. Komentet dhe sugjerimet tona drejtuar ZRrE-së në konsultim publik përqendrohen kryesisht në dy drejtime: mënyrat se si mund të ulet niveli i propozuar i rritjes; dhe shpërndarja e barrës së rritjes brenda grupeve të konsumatorëve. Në këtë drejtim, konsiderojmë se është e drejtë që rritja të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh dhe të shtohet numri i brezeve (blloqeve) të konsumit për konsumin mbi 800 kWh. Këto, duke marrë parasysh analizat tona të trendeve dhe shpërndarjes së konsumit të cilat i përmbledhim shkurtimisht më poshtë.

Ndërkohë, sigurojmë qytetarët se kemi ndërmarrë dhe jemi duke ndërmarrë çdo veprim të mundshëm për të kufizuar ndikimin në tarifa të konsumatorëve. Në këtë drejtim, disa faktorë të brendshëm kanë ndihmuar në uljen e presionit mbi tarifa:

1. Çmimi i shitjes së energjisë elektrike nga KEK-u nuk është rritur këtë vit, dhe as përgjatë viteve të kaluara. Duke qenë prodhuesi kryesor i energjisë eletrkike në Kosovë, kjo ka konribuuar për të frenuar rritjen e çmimit për qytetarët e bizneset. Gjatë vitit 2024 KEK ka pasur prodhim 7% më të lartë krahasuar me vitin paraprak (sipas të dhënave nga KOSTT dhe KEK).

2. Në vitet 2022-2024 është stabilizuar dhe kthyer mbrapsht edhe trendi i rritjes së sasisë së importit që ishte në rritje që nga viti 2017. Përderisa sasia e importit në Kosovë në periudhën 2017-2021 është rritur mesatarisht 18.1% në baza vjetore (sipas të dhënave nga KOSTT), përgjatë 3 viteve të fundit është ulur mesatarisht për 3.3% .

3. Konsumi i amvisërive, që po rritej me ritme jashtëzakonisht të larta në periudhën (2017-2021), duke rritur edhe nevojën për import, tashmë është stabilizuar. Që nga heqja e bllok-tarifës nga ZRrE më 2017, amvisëritë rritën konsumin për mesatarisht 7.2% çdo vit, duke rritur edhe nevojën për import. Nga ana tjetër, në 3 vitet e fundit, me zbatimin e investimeve në efiçiencë të energjisë nga Qeveria dhe vendosjen e bllok-tarifës nga ZRrE, konsumi i amvisërive është rritur për më pak se 0.2% mesatarisht. Madje, kjo përkundër kyçjes në sistem të 63 mijë shtëpive e banesave të reja.

4. Megjithatë, të dhënat e disagreguara tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e konsumit gjatë dimrit vjen nga një përqindje e vogël e konsumatorëve. Për shembull, në nëntor 2024, 12% e amvisërive (me konsum mbi 1000 kWh) kanë konsumuar 39% të energjisë elektrike të gjithëmbarshme; ose, në janar 2025, 9% e konsumatorëve (me konsum mbi 2000 kWh) kanë konsumuar 29% të energjisë së gjithëmbarshme elektrike, dhe më shumë se të gjithë konsumatorët që kanë shpenzuar nën 800 kWh së bashku (sipas të dhënave nga furnizuesi).

5. Konsumi i bizneseve në treg të rregulluar është rritur mesatarisht për 6.5% në tri vitet e fundit, që reflekton aktivitet të shtuar ekonomik në vend. Me rritjen shumë më të shpejtë të konsumit të bizneseve, dhe me konsum stabil të amvisërive, pjesëmarrja e bizneseve ka në konsumin e energjisë elektrike në treg të rregulluar ka arritur rekordin 38%, nga 31.9% e 32.9% sa ishte në vitet 2020-21.

Megjithatë, përkundër stabilizimit të kërkesës së amvisërive dhe sasisë së importuar, mungesa e serioze në kapacitetet gjeneruese të KEK-ut dhe çmimet e larta të importit paraqesin sfidë për sistemin tonë elektroenergjetik. Në këtë drejtim, janë disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e propozuar të tarifave:

1. Çmimi mesatar i importit gjatë muajve të këtij dimri (tetor 2024-shkurt 2025) ishte mesatarisht 151 Euro/MWh (sipas të dhënave nga HUPX). Për ilustrim, para krizës energjetike (2011-2020) ky çmim ishte 46 Euro/MWh, ndwrsa në vitet 2021-2024 ishte 148 Euro/MWh.

2. Gjatë këtij viti KEK do të fillojë investimet në rehabilitim të TC Kosova B, për shkak të së cilit do të ketë do të ketë ndalje disa-mujore të blloqeve përgjatë periudhës 2025-27.

Investimet në TC Kosova B janë të domosdoshmë për të parandaluar ndërprerje serioze në furnizim. Kontributi juaj sot siguron zgjatje të jetëgjatësisë së termocentralit për 20 vite, prodhim të rregullt dhe ulje të ndjeshme të ndotjes së ajrit dhe varësisë nga importet e shtrenjta. Investimet rrisin kapacitetin e termocentralit për 80 MW dhe prodhimin vjetor për 600 GWh, duke ulur importin për së paku 23 milionë Euro në vit dhe rritur eksportin për së paku 20 milionë Euro në vit.

Modernizimi i sistemit tonë energjetik do të marrë kohë, por ai siguron përfitime afatgjata për ekonominë dhe shëndetin tonë dhe të brezit të ardhshëm. Ndërkohë, kufizimi i nevojës për import të energjisë elektrike përmes rritjes së efiçiencës dhe uljes së konsumit janë thelbësore që këtë periudhë vendi ta kalojë me sa më pak ndikim.

Për këtë qëllim, Qeveria e Republikës së Kosovës, me mbështetjen financiare edhe të Bashkimit Evropian, ka realizuar dhe përkrahur investime rekorde prej mbi 35 milionë Euro në efiçiencë të energjisë përgjatë viteve të fundit. Në vitet e ardhshme do të rriten edhe më shumë investimet në efiçiencë, investime këto që do të ndodhin paralelisht me rehabilitimet e të dy termocentraleve, ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga era e dielli, bateritë për ruajtjen e energjisë, zgjerimin e rrjetit dhe rritjen e kapacitetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë, dhe në afat të mesëm ndërtimin e sistemeve të reja të