Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve që të shtojnë kujdesin dhe përkushtimin e tyre duke mos u djegur hamulloret e tyre.
MBPZHR thotë se Kosova këto ditë është duke përjetuar një mot me temperatura të larta, prandaj edhe djegia e hamulloreve, pos që shkakton ndotje të ambientit, shkakton dëme të tjera duke rrezikuar edhe jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
“Djegia e kashtës do të jetë potencial i zjarreve që do të rrezikoj pasurinë e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegien e pyjeve”, thuhet në komunikatën e MPZHR-së.
Tutje, kjo ministri thotë se si institucione qendrore, pas adresimit të këshillave dhe kërkesave për ndaljen e djegies së hamulloreve, do të jenë të detyruar që ta shqyrtojnë edhe shqiptimin e masave ndaj secili që djeg hamulloren e tij apo të tjetrit.