Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se janë proceduar 2 milionë euro pagesa për fermerët në kuadër të Programit të Pagesave Direkte 2023.
Sipas MBPZHR-së, me pagesa do të vazhdohet edhe ditëve në vijim.
“Kemi filluar me realizimin e pagesave të subvencioneve! Sot kemi proceduar 2 milionë euro për pagesë për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2023 për sipërfaqe, pas kontrollave rigoroze në teren”, shkruan ministri Faton Peci.
Ndërsa, pagesat për plehërimin dhe naftën do të procesohen pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi.
“Me këtë itenzitet të pagesave do të vazhdohet edhe ditëve në vijim. Ndërsa, pagesat për plehërimin dhe naftën do të procesohen / paguhen pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi”, përfundon ai.