Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka njoftuar se barnatoret bujqësore nuk janë mbyllur.
“Dje, më datë 13 mars 2020, në vendimin e Qeverisë është precizuar se nuk mbyllen barnatoret. Me këtë rast, MBPZHR-ja sqaron se këtu përfshihen edhe barnatoret bujqësore. Pra, ju njoftojmë zyrtarisht se barnatoret bujqësore nuk mbyllen dhe lejohen të punojnë sipas orarit të tyre të rregullt”, ka njoftuar kjo ministri.