Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka ftuar qytetarët që t’i evitojnë vizitat familjare gjatë festës së Kurban Bajramit.
Bashkë me Kryeministrin Avdullah Hoti, ai e ka vizituar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën, me ç’rast e kanë përshëndetur vendimin e BIK-ut për pezullimin e faljes së Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, njofton Klan Kosova.
“Bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti vizituam kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, me ç’rast përshëndetëm vendimin e BIK-ut për pezullimin e faljes së Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik”.
“Ftojmë qytetarët që t’i evitojnë vizitat familjare dhe të na ndihmojnë që bashkë ta kalojmë këtë sfidë”.