Sa i përket shkarkimit të bordit të QKUK-së ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se tash e një kohë bordi ka qenë jo funksional dhe për atë arsye janë marr masa për emërimin e bordit të ri.
Vitia ka theksuar se për testim nuk do të ketë privilegje, kushdo që ka simptoma mund të testohet.
“Janë bërë porositë e testeve të reja dhe në një takim që kemi pasur jemi dakorduar që të ngrisim kapacitetet e rritjeve të testimit dhe kjo i takon profesorit që ta bënë këtë gjë. Me rritjen e numrit të testeve unë jam shumë i sigurt qe numri do të vazhdon. Asnjë nuk është i përjashtuar dhe asnjë nuk do të jetë i priveligjuar në këtë rast”
“Bordi një kohë tash e tutje ka qenë jo funksional dhe kjo ka qenë arsyeja e bordit të ri dhe është e domosdoshme një bord funksional dhe do të jetë në fokus e gjithë situata”.
Ndërsa drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, thotë se në Mitrovicë janë dy raste dhe jo tri nga komuniteti serb.
“Veriu i Kosovës është pejsë integrale e territorit të Kosovës. Janë dy raste të kontaktit të cilët kontaktin e kanë me një person pozitiv në Serbi. Këto janë kontaktu nga Instituti Shëndetësor dhe po mbahen nën kontroll”.
E sa i përket asaj që mediat raportuan se edhe në Graçanicë ka rast të infektuar, Ramadani tha se informata zyrtare nuk kanë marrë, përveç ato në media.
“Ne informatën e kemi marrë nga mediate sepse nuk kemi pasë qasje atje. Ky rast është duke u trajtuar, sipas mediave në Serbi. Është e drejtë themelore e çdo qytetari të trajtohet ku të dojë”.