Ministri Vitia diskuton sot me kryetarët e komunave, për masat e reja anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të mbajë një mbledhje virtuale me kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutuar rreth masave të reja anti-COVID. 

Mbledhja do të fillojë në orën 10:00, ndërkaq aty do të diskutohen në detaje masat e reja anti-Covid, përfshirë edhe mbylljen për 12 ditë, për të cilën Vitia dje ka folur edhe me ministrat e kabinetit qeveritar dhe përfaqësuesit e gastronomisë, raporton gazeta express.

Aty u bë e ditur se do të mbyllën lokalet e gastronomisë, qendrat tregtare, palestrat dhe shkollat, ndërkaq u tha se kjo mbyllje do të mbëhet nga data 6 deri më 18 prill.

Kundër masave të propozuara dje kanë dalë gastronomët, të cilët thanë se Vitia ka marrë vendim pa i konsultuar.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, të shtunën bëri të ditur se kanë pritur që në takimin me Vitinë të ketë diskutime rreth masave, por ministri i Shëndetësisë tashmë e kishte marrë vendimin të cilin vetëm ua kumtoi.