Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i’u përgjigj sot në seancën plenare të Kuvendit pyetjeve të deputetëve ku tha se i kemi kërkuar Komunave të dërgojnë vlersimin për dëmet e tyre por kemi vërejtur shumë pa rregullsi dhe i kemi kërkuar komunave me i rivlersu dëmet.
“Ato nuk iu kanë përmbajtë librit të gjelbërt as ne vlersimin e dytë, dhe se i kemi bërë te ditur qe nëse edhe njëherë nuk bëhet vlerësimi në mënyrë të drejtë, atëherë do të përfundojmë në prokurori.”
Ai për shpalljen subvencioneve tha se do t’a bëjnë të ditur pas rishikimit të buxhetit.
“Më i madh është borxhi se buxheti i Ministrisë”, shtoi ministri Peci.