Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka komentuar zhvillimet që lidhen me Gjykatën Speciale dhe deklaratat e Donika Gërvallës për këtë temë.
“Para 5 viteve Donika Gërvalla ka qenë vetëm një veprimtare politike. Për mundësinë e përfshirjes në krim e korrupsion të politikanëve në atë kohë kanë folur edhe organizatat ndërkombëtare, mediat e deputetët tjerë”, tha ai në “Debat Plus”.
Peci thotë se nuk mund të pranojë sharjet e fyerjet kur dikush etiketohet si tradhtar.
“Debati sot në Kuvendin e Kosovës nuk ishte i hijshëm, përmbajtjesor dhe nuk kishte të bënte me problemet e qytetarëve. Unë e kuptoj kur një opozitë dëshiron të ketë një diskurs më të ashpër, por nuk i kuptoj kur fillojnë me sharje e fyerje, të natyrës së shpalljes së tradhtareve, e kur kemi parasysh se vet PDK ishte iniciatorë për formimin e Gjykatës Speciale…Janë të pafalshme sharjet, linçimet, edhe tentimet për frikësim fizik”.
Ministri thotë se ai nuk kishte asgjë personale me askënd por nuk mund t’i duronte fyerjet ndaj Donika Gërvallës.
“Reagimi im ishte i natyrshëm. Unë vetëm iu drejtova mjaft më me këto reagime”, deklaroi ndër të tjera Faton Peci.