Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar dhe Drejtorin e TIKA-së, Cihan Dinçer.
Gjatë takimit, ministri Mustafa i ka njoftuar me projektet, prioritetet e ministrisë, si dhe investimet që do të bëhen në sektorin e bujqësisë gjatë këtij mandati. Gjithashtu, ministri i MBPZhR-së ka falënderuar Ambasadorin e Turqisë për mbështetjen që ka dhënë shteti i tyre për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në vendin tonë, duke përfshirë edhe sektorin e bujqësisë.
Në anën tjetër, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar ka uruar ministrin Mustafa për detyrën si ministër dhe ka vlerësuar gatishmërinë e tij për bashkëpunim edhe më tej mes dy shteteve.