Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndërprerë shkurtë fjalimin e tij në foltore të Kuvendit të Kosovës, pasi i ka ndërhyrë ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Hajde në foltore, urdhëro”, ka thënë Haradinaj, ndërsa ka shkuar të ulet.
E kryetari i Kuvendit, Glaul Konjufca, i tha ministrit Murati që të mos ndërhyjë.
E deputeti i AAK-së, Bekë Berisha po ashtu reagoi, duke e quajtur ministrin Murati, “kastravec”.
Haradinaj gjatë fjalimit që pati tha se mësimdhënësit që kanë mbajtur grevë, shumica kanë fëmijë dhe shumica prej tyre janë në shkolla ku japin ata mësim. Dhe se asnjëri nuk beson se ata kanë dashur me qejf të lënë fëmijët e tyre në shtëpi.
“Nga viti 2018 pagat nuk janë rritur. Prej atëherë vazhdon intenzivisht me u shtrenjtuar jeta. Jo vetëm për mësuesin, por për cilindo”, ka thënë Haradinaj.