Ministri Kuçi takoi përfaqësuesit e AKB-së

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB).

Gjatë takimit, Ministri Kuçi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me komunitetin e biznesit, mbështetjen e bizneseve dhe i njoftoi të pranishmit për masat e reja që do të ndërmerren për rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në vend.

Po ashtu, Kuçi i prezantoi dhe i diskutoi masat e reja të rimëkëmbjes ekonomike, të parapara në Programin qeverisës 2020-2023, ku bizneset private do të jenë përfituese.

Kryetar i AKB-së, Agim Shahini e uroi ministrin Kuçi për detyrën që ka marrë dhe potencoi rëndësinë e MEA-së për sektorin privat, si shtylla kryesore e zhvillimin ekonomik.