Ministri Arban Abrashi rezulton pozitiv me koronavirus

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Ai tutje ka bërë thirrje për kujdes dhe respektim të masave anti-Covid.

“Me shëndet jam mirë dhe nuk kam ndonjë komplikim. Ju lutem keni kujdes dhe përmbahuni masave kundër COVID 19. Të bashkuar do t’ia dalim”, ka shkruar Abrashi.