Milot Rashica nuk do të jetë me Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Mungesa e tij është konfirmuar nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.
Rashica kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Rumanisë.
Sulmuesi vushtrrias ishte zëvendësuar pas pjesës së parë.
“Lëndimi i pësuar në ndeshjen kundër Rumanisë ia pamundëson të luajë sonte përballë Bjellorusisë, por @milotrashica7 do të jetë në përkrahje të fuqishme të bashkëlojtarëve. Sonte bashkë jemi tifoz Dardanë!”, ka shkruar Ademi.
Kujtojmë që vushtrriasi u zëvendësua pas pjesës së parë në ndeshjen ndaj Rumanisë.