Milot Rashica do t’i bashkohet Beshiktashit


Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica do ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Ai nuk do të transferohet te Galatasaray, por te skuadra tjetër nga Stambolli, Beshiktashi.

Mediumet turke kanë raportuar të martën se Beshiktashi tashmë ka arritur marrëveshje si me Norëich Cityn ashtu edhe me Rashicën. 27-vjeçari të mërkurën do të prezantohet te Beshiktashi pasi t’i kryejë kontrollimet mjekësore dhe me ekipin e ri do të firmos kontratë katërvjeçare.

Rashica edicionin e shkuar ishte i huazuar te Galatasaray, ekip që insistoi në transferimin e tij por nuk e bindi Norëichin me ofertën për të.

Galatasaray ofroi pesë milionë euro, ndërsa Norëichi kërkonte të paktën 8 milionë për Rashicën, i cili ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025.

Rashica edicionin e shkuar e fitoi titullin e kampionit me skuadrën e Galatasarayt.