Futbollisti i njohur shqiptar, Milot Rashica, është bërë të mërkurën baba për herë të dytë.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Belkize Kera, janë gëzuar me një tjetër djalë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet sportisti me prejardhje nga Vushtria, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
“Mirëserdhe në botë djalë i vogël”, shkroi Miloti në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit.
Në hapësirën për komente, urime dërguan edhe personazhe të njohur publikë, ku ndër ta spikatën këngëtari Blero, reperi Capital T, aktori Besnik Krapi e të tjerë.
Rashica dhe gruaja e tij përndryshe janë prindër edhe të një djali më të madh, të quajtur Tian.