Milani huazon mbrojtësin e Barcelonës

Sergino Dest bëhet i pari futbollist amerikan që i bashkohet skuadrës së Milanit.

21-vjeçari kalon nga Barça te “Djalli” në formë huazimi për një sezon, në të cilin mbrojtësi do të fitojë 3.8 milionë euro rrogë.

Ndërsa lojtari pritet të udhëtojë sot drejt Milanos, ende nuk është vendosur nëse do të blihet ose jo në fund të huazimit, ndërsa shifra për të cilën po akordohet si shumë për blerjen e mbrojtësit është 20 milionë euro, dhe nëse kjo ndodh për sa vite do të firmosin palët për 3 apo 4 vite.