Milani është favorit për transferimin e mesfushorit të RB Salzburgbut, Dominik Szoboszlai, shkruan “Tuttosport”.
Hungarezi pritet të kushtojë 30 milionë euro. Seleksionuesi i Hungarisë, Marco Rossi këtë fundjavë ka pranuar se agjenti i Szoboszlait është në bisedime të avancuara me një klub italian.
“Ai me gjasë do të vazhdojë atje stinorin e ardhshëm. Besoj se do të jetë në një nga tri klubet, Inter, Milan apo Lazio”, ka thënë Rossi
Mirëpo, “Tuttosport” raporton se Milani është favorit për të transferuar hungarezin, veçanërisht pasi është duke pritur të sjellë edhe ko-ordinatorin e Red Bullit, Ralf Rangnick.
Për Szboboszlain 19-vjeçar po interesohen edhe Liverpooli, Arsenali e Borussia Dortmundi.