Milani e ka shkatërruar Torinon sonte në kuadër të xhiros së 36-të të Series A të Italisë, duke bërë hap para drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Milani triumfoi 7:0 në udhëtim ndaj Torinos. Është hera e parë që nga viti 2001 që Milani ka shënuar gjashtë e më tepër gola si mysafir në një ndeshje në Serie A.
Theo Hernandez (19’, 62’), Franck Kessie (26’), Brahim Diaz (50’) dhe Ante Rebiq (67’, 72’, 79’) shënuan golat për Milanin.
Dy xhiro pa përfunduar stinori Milani zë vendin e tretë me 75 pikë, dy para Napolit që zë vendin e katërt e tri para Juventusit që është i pesti.