Olivier Giroud ka vazhduar që të shënoi gola krucial për Francën në Botëror, kështu që Milan janë duke u përgatit që t’ia zgjasin kontratën 36 vjeçarit.
Sulmuesi depërtoi nga periferia në skuadrën e Bluve duke qenë titullar si sulmues qendror, për shkak të formës së tij të mirë në Serie A dhe lëndimit të fituesit të Topit të Artë, Karim Benema.
Ai ka shënuar tre gola në Botëror, përfshirë golin e parë në fitoren 3-1 në 1/8-ën e finales kundër Polonisë.
Ky ishte goli i tij i 52-të për Francën, duke bërë që ai të thyejë rekordin si golashënuesi më i mirë për vendin e tij, rekord që e mbante Thierry Henry.
Kjo vetëm e konfirmon formën e Giroud që ka edhe në Milan, ku ai ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë pesë asiste në 19 ndeshje këtë sezon në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Kontrata e tij me Milan po shkon drejt përfundimit këtë sezon, por para arritjeve të tij në Botëror në Katar, ka pasur plane në Milan që atij t’i zgjatet kontrata.
La Gazzetta dello Sport shkruan që tani është shtuar presioni të Kuqezinjtë për shkak se ai ka oferta edhe në skuadrat e MLS dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ofrojnë paga të mëdha që skuadra italiane nuk mundet.