Milan arrin marrëveshje me Pellegrin

Milani nuk pritet të ndalet në mercato, pas ardhjes së Florenzit, tani janë duke shikuar që të përforcohen në sulm me Pietro Pellegrin, sulmuesin e Monakos.

Pellegri tashmë ka rënë dakord me Milanin dhe pritet të rikthehet në Itali, tre vjet pasi u largua.

Takimi i mbajtur dje pasdite mes agjentëve të lojtarit dhe drejtuesve të Milanit ishte vendimtar për t’u arritur marrëveshja, shkruan gianlucadimarzio.

Milani tash është duke pritur vetëm marrëveshjen me Monakon, me të cilët tashmë ekziston një marrëveshje për huazim për një milion euro, me të drejtë blerje në fund të sezonit për gjashtë milionë euro plus bonuset.

Milani do të jetë i detyruar të blejë lojtarin në fund të sezonit, pasi t’i arrin një numër të caktuar të paraqitjeve.

Në operacion ekziston gjithashtu një klauzolë që parashikon një përqindje në favor të Monakos në rast të rishitjes së ardhshme të Pellegrit nga Milano.