Milani kohëve të fundit ka shprehur intersim për sulmuesin francez Olivier Giroud, por Chelsea e bëri më të vështirë për të arritur këtë transferim.
Francezi kishte rënë dakord pme ekipin e Serie A disa javë më parë, për një kontratë dy-vjeçare me vlerë 3.5 milionë euro në sezon.
Në atë kohë, ideja ishte që ai të ishte një lojtar i lirë kur kontrata e tij me Chelsea skadoi më 30 qershor, shkruan Football Italia.
Mirëpo, skuadra e angleze papritmas njoftoi se ata kishin aktivizuar një klauzolë të njëanshme në kontratën e tij, duke zgjatur deri në qershor 2022. E kjo e irritoi Milanin.
Agjentët e tij njoftuan se ishte thjesht një formalitet që Chelsea kishte adoptuar për të shmangur rrezikun e kalimit të Giroud në një klub tjetër anglez.