Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për drejtësi ka thënë se mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin. Sipas tij kjo është persekutim ndaj grevistëve.
“Secili grevist qe paraqet Padi ne gjykate, perveq pages, pastaj do te kompenzohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamaten ligjore. Me fjale tjera, nga nje page qe mund te jete 480 Euro per nje muaj, shteti do te paguaj dikund 1500 Euro. Ne fund faturen e paguan taksapaguesi”, ka shkruar Miftaraj.
Ai ka shkruar se secili grevist që paraqet padi në gjykatë, përveç pagës, pastaj do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore.